Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Mu'minun — Ajet 1 (Shqip) — Video

El-Mu'minun • Ajet 1 nga 118 • Shqip


قَدْ أَفْلَحَ الْمُؤْمِنُونَ 1
Përkthim:
Me të vërtetë, shpëtuan besimtarët, El-Mu'minun 23:1
Tefsiri:
Allahu i Madhëruar flet për robërit e Tij besimtarë e na tregon për lumturinë e tyre, pasi kanë arritur çdo të mirë dhe kanë shpëtuar nga çdo e keqe. Gjithashtu, Ai na tregon se si e arritën këtë mirësi. Ky ajet është nxitje për t’u pajisur me cilësi dhe virtyte të larta. Secili le të krahasojë veten e vet me këta të zgjedhur e veprat e tyre dhe të shohë deri ku është në lidhje me cilësitë e përmendura. Kështu do të vlerësosh si duhet veten dhe të tjerët, në lidhje me plotësimin ose jo të gradave të imanit. I Madhëruari thotë:

Është e sigurt se kanë fituar besimtarët ... -

Domethënë, kanë fituar, sepse gjetën lumturinë dhe shpëtimin. Ata arritën qëllimin që kanë patur të gjithë besimtarët që kanë pranuar profetët e Allahut. Cilësia e parë e tyre është besimi i vërtetë, i sinqertë dhe korrekt në çdo gjë që Zoti ka urdhëruar të besohet. Cilësia e tyre e dytë është:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Haxh • Ajet 78 E ardhshme El-Mu'minun • Ajet 2