Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Mu'minun — Ajet 105 (Shqip) — Video

El-Mu'minun • Ajet 105 nga 118 • Shqip


أَلَمْ تَكُنْ آيَاتِي تُتْلَىٰ عَلَيْكُمْ فَكُنْتُمْ بِهَا تُكَذِّبُونَ 105
Përkthim:
(Ju thuhet atyre): “Vallë, a nuk u janë lexuar juve ajetet Tona, e ju i keni përgënjeshtruar”. El-Mu'minun 23:105
Tefsiri:
(atyre do t'u thuhet)

: A nuk u janë lexuar juve Ajetet e Mia; ... -

A nuk ju erdhën ajetet e Mia, që të merrnit mësim dhe të besonit Zotin dhe Shpalljen e tij?

... e ju veçse i përgënjeshtruat? -

Ju i mohuat ato padrejtësisht, me inat e arrogancë. Në fakt, nuk kishit asnjë të drejtë t’i mohonit, sepse ato ishin ajete të qarta dhe shumë mirë të shtjelluara. Ato jua bënin shumë të qartë të vërtetën nga e kota, të sinqertët nga gënjeshtarët. Atë ditë, ata do të pranojnë se ishin të padrejtë dhe keqbërës, por ky pendim e keqardhje tashmë nuk u vlen:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Mu'minun • Ajet 104 E ardhshme El-Mu'minun • Ajet 106