Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Mu'minun — Ajet 108 (Shqip) — Video

El-Mu'minun • Ajet 108 nga 118 • Shqip


قَالَ اخْسَئُوا فِيهَا وَلَا تُكَلِّمُونِ 108
Përkthim:
(Perëndia) do të thotë: “Rrini në të (zjarr) të përbuzur dhe mos Më flisni asgjë!” El-Mu'minun 23:108
Tefsiri:

Ai do t'u thotë: "Heshtni aty e mos më flisni!" -

Zoti na ruajt nga zemërimi i Tij! Kjo është absolutisht fjala më tmerruese, më e dhimbshme dhe më poshtëruese, që u thuhet atyre të mjerëve. Ajo u këput çdo shpresë për ndonjë çlirim e të mirë dhe është paralajmëruese e vuajtjeve pa fund. Kjo fjalë dhe zemërimi i Zotit Mëshirëplotë do t’u duket shumë më e dhimbshme sesa frika nga dënimi i Zjarrit, që do të përjetojnë përjetësisht. Pastaj Allahu na tregon se çfarë i çon ata në Zjarr dhe ua këput shpresat për mëshirë e shpëtim:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Mu'minun • Ajet 107 E ardhshme El-Mu'minun • Ajet 109