Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Mu'minun — Ajet 110 (Shqip) — Video

El-Mu'minun • Ajet 110 nga 118 • Shqip


فَاتَّخَذْتُمُوهُمْ سِخْرِيًّا حَتَّىٰ أَنْسَوْكُمْ ذِكْرِي وَكُنْتُمْ مِنْهُمْ تَضْحَكُونَ 110
Përkthim:
e ju i keni marrë ata për (objekt) talljeje, andaj, për këtë shkak, Mua, më harruat së përmenduri, e përherë i përqeshnit ata. El-Mu'minun 23:110
Tefsiri:

Por ju i tallët ata, saqë ajo tallje ju bëri të harronit Mesazhin Tim. Ju qeshnit me ta. -

Në fakt, ata ishin zotërinjtë e vërtetë dhe më të zgjedhurit e njerëzve, po ju: "...i tallët ata." Ju, mohues të besimit, keqbërës, mendjelehtë e faqezinj, guxuat që të talleshit me njerëzit më të zgjedhur e më të lartë. Ju i përçmuat dhe u tallët me ta. Kjo vepër e ulët ju angazhoi aq shumë, saqë: "... ju bëri të harronit Mesazhin Tim." Kjo vepër e keqe u bë shkak që ata të harronin të përmendnin Zotin. Mospërmendja e Zotit i nxiste dhe ua bënte të thjeshtë talljen me besimtarët, vepër e cila i bëri të meritonin që zemrat e tyre çdo ditë e më shumë të largoheshin nga përmendja e Zotit. Këto janë të lidhura me njëra tjetrën. Kjo është humbja e sigurt.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Mu'minun • Ajet 109 E ardhshme El-Mu'minun • Ajet 111