Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Mu'minun — Ajet 116 (Shqip) — Video

El-Mu'minun • Ajet 116 nga 118 • Shqip


فَتَعَالَى اللَّهُ الْمَلِكُ الْحَقُّ ۖ لَا إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ رَبُّ الْعَرْشِ الْكَرِيمِ 116
Përkthim:
I lartësuar është Perëndia, sundimtari i Vërtetë! S’ka zot tjetër përpos Tij, Zotit të Arshit (Kozmosit) madhështor! El-Mu'minun 23:116
Tefsiri:

I lartësuar qoftë Allahu, Sunduesi, i Vërteti! Nuk ka zot tjetër

(të denjë për adhurim)

përveç Tij. Ai është Zoti i Arshit të Nderuar. -

U madhëroftë e u lartësoftë Zoti mbi të gjitha ato shpifje që cenojnë dhe hedhin dyshim mbi urtësinë e Tij. Ai është Sunduesi i vërtetë dhe, si i tillë, Ai është i vërteti në premtimet dhe kërcënimet e Tij. Allahu është i vetmi i Adhuruar, sepse Ai është i Plotë dhe Absolut. Ai është gjithashtu: Zot i Fronit madhështor dhe Zoti i gjithçkaje poshtë Fronit. Atëherë, është e pamundur që Ai t’i krijonte këto krijesa madhështore pa ndonjë qëllim.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Mu'minun • Ajet 115 E ardhshme El-Mu'minun • Ajet 117