Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Mu'minun — Ajet 19 (Shqip) — Video

El-Mu'minun • Ajet 19 nga 118 • Shqip


فَأَنْشَأْنَا لَكُمْ بِهِ جَنَّاتٍ مِنْ نَخِيلٍ وَأَعْنَابٍ لَكُمْ فِيهَا فَوَاكِهُ كَثِيرَةٌ وَمِنْهَا تَأْكُلُونَ 19
Përkthim:
dhe me ndihmën e tij kemi bërë për ju kopshtije hurmesh dhe rrushi, në to ka shumë pemë për ju, që hani prej tyre – El-Mu'minun 23:19
Tefsiri:

Me anë të tij

(ujit)

Ne rrisim për ju kopshte hurmash e rrushi. -

Nëpërmjet ujit, Ne bëjmë për ju kopshte me hurma e vreshta rrushi. Allahu i Madhëruar i përmend në mënyrë të veçantë këto dy lloje pemësh, - edhe pse bimësia që jeton me ujë është shumë e larmishme, - sepse ato janë shumë të dobishme dhe vlerat e tyre ua kalojnë shumë e shumë bimëve të tjera. Më pas, i Madhëruari thotë se në të gjitha llojet e bimësisë njerëzit kanë dobi e përfitime.

Në ato kopshte ju keni fruta me mbushulli me të cilat ju ushqeheni. -

Nga ato kopshte, ju nxirrni fruta të shumta të llojeve të ndryshme, si ullinj, qitro, shegë, mollë etj.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Mu'minun • Ajet 18 E ardhshme El-Mu'minun • Ajet 20