Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Mu'minun — Ajet 26 (Shqip) — Video

El-Mu'minun • Ajet 26 nga 118 • Shqip


قَالَ رَبِّ انْصُرْنِي بِمَا كَذَّبُونِ 26
Përkthim:
(Nuhu) tha: “O Zoti im, më ndihmo, meqë ata më konsiderojnë për gënjeshtar!” El-Mu'minun 23:26
Tefsiri:
Ai (Nuhu)

tha: “O Zoti im! Më ndihmo kundër atyre që më përgënjeshtrojnë!”. -

Duke u zemëruar për cenimin e të drejtës së Zotit, kërkoi që Ai ta ndihmonte kundër tyre. Ai u zemërua sepse ata e shpërfillën hakun e Allahut dhe mohuan Profetin e Tij. Ai tha: “O Zoti im! Mos lër mbi Tokë asnjë nga jobesimtarët! Nëse Ti i lë, ata do t’i largojnë adhuruesit e Tu dhe prej tyre do të lindin veçse të shfrenuar dhe jobesimtarë. O Zoti im! Më fal mua, fali prindërit e mi, ata që hynë në shtëpinë time si besimtarë dhe të gjithë besimtarët e besimtaret! Ndërsa jobesimtarëve shtoju veçse dëshpërim!”. [Nuh 26, 27]. Dhe Zoti tregon që iu përgjigj atij: “Ne e shpëtuam atë dhe familjen e tij prej tmerrit të madh. Pasardhësit e tij i bëmë vazhdues të jetës. Ne e bëmë atë (histori) si kujtim për njerëzit e ardhshëm. Selami (paqja) qoftë me Nuhun në mbarë botën! Kështu i shpërblejmë të mirët. Ai ishte vërtet prej adhuruesve Tanë besimtarë." [Safat 76 - 81].
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Mu'minun • Ajet 25 E ardhshme El-Mu'minun • Ajet 27