Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Mu'minun — Ajet 28 (Shqip) — Video

El-Mu'minun • Ajet 28 nga 118 • Shqip


فَإِذَا اسْتَوَيْتَ أَنْتَ وَمَنْ مَعَكَ عَلَى الْفُلْكِ فَقُلِ الْحَمْدُ لِلَّهِ الَّذِي نَجَّانَا مِنَ الْقَوْمِ الظَّالِمِينَ 28
Përkthim:
E, kur të vendosesh në barkë ti dhe ata që janë me ty, thuaj: “Falenderojmë Perëndinë, i cili na shpëtoi prej popullit zullumqarë”. El-Mu'minun 23:28
Tefsiri:
E, kur të hipësh në anije së bashku me ata që janë me ty, thuaj: “I lavdëruar qoftë Allahu, i Cili na shpëtoi prej popullit keqbërës

(mohues)!” - Pasi të keni hipur në anije dhe të keni marrë rrugën përmes detit të dallgëzuar, lavdërojeni Allahun, që ju shpëtoi dhe thoni: El hamdu lil-lahil-ledhi nexh-xhana minel kaumidh-dhalimin - I gjithë lavdërimi i qoftë Allahut, i cili na shpëtoi nga populli keqbërës (mohues)!” Allahu e mësoi Profetin e Tij Nuh dhe ata që shpëtuan së bashku me të, që të thonë këto fjalë në shenjë mirënjohje e lavdërimi për Të, që i mbrojti nga populli zullumqar, duke i larguar fillimisht nga veprat e tyre të këqija e mohimi, dhe pastaj duke i ruajtur nga ndëshkimi i merituar për atë mohim e shfrenim.
Shko te videoja e plotë e sures