Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Mu'minun — Ajet 30 (Shqip) — Video

El-Mu'minun • Ajet 30 nga 118 • Shqip


إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَاتٍ وَإِنْ كُنَّا لَمُبْتَلِينَ 30
Përkthim:
Me të vërtetë, në këtë ka argumente dhe Ne, me të vërtetë, i vëmë në sprovë (njerëzit). El-Mu'minun 23:30
Tefsiri:

Sigurisht, në këto

(ngjarje të popujve)

ka Argumente

(për njerëzit që kuptojnë). - Në këtë histori ka shenja dhe argumente të qarta se Allahu është i vetmi i Adhuruar me meritë dhe se Nuhu (a.s) ishte i dërguari i Tij besnik, kurse populli i tij ishte mashtrues e mosbesimtar. Në këtë histori gjejmë fakt të qartë se Allahu i Madhëruar është i Mëshirshëm për robërit e Tij, pasi gjatë kohës kur e përmbyti botën e banorët e saj, shpëtoi pasardhësit e njerëzimit, që do të vinin vetëm prej linjës së Nuhut. Edhe vetë anija e madhe ishte një nga shenjat e Allahut të Lartësuar, siç thotë: "Ndërsa atë e hipëm në një anije prej dërrasash dhe gozhdësh, që lundronte nën sytë Tanë. Kjo, si shpagim për atë që u mohua. Ne e lamë atë si shenjë, por a ka ndonjë që merr mësim?" [Kamer 13 - 15]. Ndërsa këtu i Madhëruari thotë:

Ne gjithmonë i kemi vënë ata

(njerëzit)

në provë. -

Kështu i tregon Zoti historitë e popujve dhe mënyrën se si i sprovoi ata, që njerëzit të marrin mësim dhe të gjejnë rrugën e drejtë. Edhe në këtë sure Ai solli së bashku shumë shenja e argumente. Pasi përmendi Nuhun (a.s) dhe popullin e tij që u ndëshkua, i Lartësuari thotë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Mu'minun • Ajet 29 E ardhshme El-Mu'minun • Ajet 31