Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Mu'minun — Ajet 41 (Shqip) — Video

El-Mu'minun • Ajet 41 nga 118 • Shqip


فَأَخَذَتْهُمُ الصَّيْحَةُ بِالْحَقِّ فَجَعَلْنَاهُمْ غُثَاءً ۚ فَبُعْدًا لِلْقَوْمِ الظَّالِمِينَ 41
Përkthim:
E, me të drejtë i kaploi ata zëri i tmerrshëm (dënimi i merituar), dhe Ne i bëmë ata si lymërishtë të lumit. Larg qoftë (nga mëshira) populli zullumqarë! El-Mu'minun 23:41
Tefsiri:

Atëherë ata i rrëmbeu oshëtima

(dënimi)

... -

Ky ndëshkim ishte mëse i drejtë. Ai nuk ishte i pamerituar. Ai erdhi si drejtësi nga Zoti për zullumet e tyre. Kështu, ata i goditi një oshëtimë e madhe, e cila i vrau që të gjithë.

... dhe Ne i bëmë ata sikur të ishin hedhurina gjethesh të thara. -

Ata u shndërruan në mbeturina, si ato që nxjerr lumi në breg. Në një ajet tjetër thotë: "Ne lëshuam kundër tyre vetëm një ushtimë, dhe ata u bënë si shtrojë vathi." [Kamer 31].

Larg mëshirës së Zotit qoftë populli keqbërës! -

Pas ndëshkimit, ata i ndoqi mallkimi i Zotit dhe poshtërimi para gjithë botës. I Lartësuari thotë: "Për ta nuk vajtuan as qielli e as Toka dhe as nuk patën kohë (që ti shpëtonin ndëshkimit)." [Duhan 29].
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Mu'minun • Ajet 40 E ardhshme El-Mu'minun • Ajet 42