Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Mu'minun — Ajet 44 (Shqip) — Video

El-Mu'minun • Ajet 44 nga 118 • Shqip


ثُمَّ أَرْسَلْنَا رُسُلَنَا تَتْرَىٰ ۖ كُلَّ مَا جَاءَ أُمَّةً رَسُولُهَا كَذَّبُوهُ ۚ فَأَتْبَعْنَا بَعْضَهُمْ بَعْضًا وَجَعَلْنَاهُمْ أَحَادِيثَ ۚ فَبُعْدًا لِقَوْمٍ لَا يُؤْمِنُونَ 44
Përkthim:
dhe kemi dërguar pejgamberë njërin pas tjetrit. Kurdo që i ka ardhur ndonjë populli pejgamberi i tyre, ata e kanë përgënjeshtruar atë. Kemi bërë që njëri (popull) të vijë pas tjetrit (popull) dhe i kemi bërë ata tregim historik. Qoftë larg populli që nuk beson! El-Mu'minun 23:44
Tefsiri:

Më pas, Ne i dërguam profetët Tanë njëri pas tjetrit. -

Zoti dërgoi ndër popuj profetë të shumtë, që vinin njëri pas tjetrit, në mënyrë që njerëzit të pajiseshin me besimin e saktë dhe të ktheheshin tek Ai të bindur dhe të nënshtruar. Por gjithmonë popujt i kanë mohuar dhe nuk u janë bindur profetëve të Zotit. Ata u janë përgjigjur me mohim e teprim në padrejtësi.

Por, çdoherë që një populli i vinte profeti i vet, ata e përgënjeshtronin atë. -

Sa herë që një populli u vinte një profet, ata e quanin gënjeshtar dhe e kundërshtonin, edhe pse profetët u sillnin mrekulli të shumta e të mjaftueshme që njerëzit të bindeshin për besnikërinë e tyre dhe për vërtetësinë e Shpalljes së Zotit. Në fakt, thjesht duke vështruar me kujdes ftesën e profetëve dhe Ligjin e Zotit, do të ishte mëse e mjaftueshme për të gjykuar drejt dhe për të provuar besnikërinë e këtyre profetëve dhe faktin se ata u dërguan nga Zoti i botëve.

Prandaj, Ne i dënuam ata popuj njëri pas tjetrit... -

Pas mohimit të besimit dhe refuzimit të profetëve nga ana e tyre, Ne i shkatërruam dhe i shfarosëm ata njëri pas tjetrit dhe nuk lamë në këmbë asnjë prej tyre. Vendbanimet e tyre u shkretuan.

...dhe i bëmë që të përmenden në tregime. -

Historia e tyre mbeti si legjendë, që brezat e tregonin njëri pas tjetrit. Ata shërbyen si mësim e përgëzim për të devotshmit, por edhe si kërcënim për ata që nuk besojnë dhe refuzojnë profetët dhe shpalljet e Zotit. Si poshtërim dhe përçmim, ata i ndoqi një mallkim tjetër nga Zoti:

Larg mëshirës së Zotit qoftë një popull që nuk beson! -

Larg mëshirës së Zotit qofshin, sa të ulët e të padrejtë që ishin!
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Mu'minun • Ajet 43 E ardhshme El-Mu'minun • Ajet 45