Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Mu'minun — Ajet 49 (Shqip) — Video

El-Mu'minun • Ajet 49 nga 118 • Shqip


وَلَقَدْ آتَيْنَا مُوسَى الْكِتَابَ لَعَلَّهُمْ يَهْتَدُونَ 49
Përkthim:
Na, në të vërtetë, ia dhamë Librin Musait, që ata (populli i tij) të udhëzohen në rrugë të drejtë. El-Mu'minun 23:49
Tefsiri:

Ne i dhamë Musait Librin në mënyrë që ata

(populli i Israilit)

të gjenin Rrugën e Drejtë. -

Pasi shkatërroi Faraonin dhe e shpëtoi popullin e Izraelit së bashku me Musain, Allahu i Madhëruar i dhuroi Musait Librin. Në këtë kohë do të bëhej e mundur që Musai të plotësonte urdhërin e Zotit dhe të zbatonte Ligjin e Tij ndër njerëz. Ai do të mund të shfaqte haptaz simbolet e fesë së Zotit. Kështu, Allahu i Madhëruar i premtoi Musait se, pas dyzet ditësh, do t’i shpallte e zbriste Teuratin. Kur u afrua koha, Musai u nis drejt vendit të takimit me Zotin. Allahu i Lartësuar thotë: "Ne i shkruam atij në pllaka urdhra të shumta, për të qenë këshillë dhe sqarim për çdo çështje. “Zbatoji këto me përkushtim dhe urdhëroje popullin tënd që të zbatojë më të mirat porosi! Unë do t’jua tregoj vendbanimet (rrënojat) e të pabindurve” [A'raf 145]. Ndërsa këtu tha: "Ne i dhamë Musait librin, në mënyrë që ata (populli i Izraelit) të gjenin rrugën e drejtë." Pra, që ata të gjejnë udhën e drejtë dhe udhëzimin e plotë, duke njohur hollësisht urdhëresat dhe ndalesat, shpërblimin dhe dënimin dhe ta njohin Zotin e tyre me emrat, cilësitë dhe me veprat e Tij.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Mu'minun • Ajet 48 E ardhshme El-Mu'minun • Ajet 50