Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Mu'minun — Ajet 62 (Shqip) — Video

El-Mu'minun • Ajet 62 nga 118 • Shqip


وَلَا نُكَلِّفُ نَفْسًا إِلَّا وُسْعَهَا ۖ وَلَدَيْنَا كِتَابٌ يَنْطِقُ بِالْحَقِّ ۚ وَهُمْ لَا يُظْلَمُونَ 62
Përkthim:
Ne askë nuk e ngarkojmë përtej mundësive të tij; te Ne është Libri që flet të vërtetën, dhe askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi. El-Mu'minun 23:62
Tefsiri:

Ne nuk e detyrojmë askënd përtej mundësive të tij. -

Allahu e ngarkon njeriun veçse në masën që ka mundësi ta realizojë. Madje, Ai nuk kërkon të gjithë forcën dhe mundësitë e robit, por më pak se kaq. Kjo është shenjë e mëshirës dhe urtësisë së Zotit. Me mëshirën dhe urtësinë e Tij, Ai ua lehtëson robërve rrugën drejt Tij dhe bën që kjo rrugë të jetë e mbushur plot me udhëtarë që synojnë të shkojnë tek Ai, në çdo kohë e vend.

Te Ne është libri që shënon gjithçka me saktësi... -

Ky është regjistri i parë, në të cilin është shkruar gjithçka dhe çdo gjë që ndodh është fiks sipas asaj që është shkruar në të. Allahu thotë gjithmonë të vërtetën.

... dhe atyre nuk do t'u bëhet asnjë padrejtësi. -

Nuk do t’u cenohen apo pakësohen të mirat që kanë bërë dhe as nuk do t’u shtohen të këqijat.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Mu'minun • Ajet 61 E ardhshme El-Mu'minun • Ajet 63