Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Mu'minun — Ajet 69 (Shqip) — Video

El-Mu'minun • Ajet 69 nga 118 • Shqip


أَمْ لَمْ يَعْرِفُوا رَسُولَهُمْ فَهُمْ لَهُ مُنْكِرُونَ 69
Përkthim:
Apo ata nuk e kanë njohur Pejgamberin e tyre, andaj e mohojnë atë? El-Mu'minun 23:69
Tefsiri:

Apo mos, vallë, nuk e njohin të dërguarin e tyre

(Muhamedin)

, prandaj dhe e refuzojnë atë?! -

Vallë, e mohuan Shpalljen sepse Muhamedi ishte i panjohur mes tyre? Vallë, e refuzuan të vërtetën se nuk dinin sa duhej për Profetin e tyre, Muhamedin? Mos, vallë, thoshin: “Nuk e dimë kush është ai, nuk e njohim sinqeritetin e tij, prandaj kemi nevojë për njëfarë kohe, që ta njohin besnikërinë e tij?” Mos, vallë, thonë: "Prisni, sa të pyesim rreth tij ata që kanë përvojë!"? Por çështja nuk qëndronte aspak kështu. Ata e njihnin profetin Muhamed plotësisht. Të vegjlit dhe të mëdhenjtë ia njihnin Muhamedit virtytet e larta. Ata e njihnin shumë mirë sinqeritetin dhe besnikërinë e tij. Edhe para se të bëhej profet, e thërrisnin Emin - Besniku. Atëherë, përse nuk e pranonin besnikërinë dhe vërtetësinë e tij në Shpallje? Përse e refuzuan kur ai u solli nga Zoti të vërtetën e qartë, me besnikërinë më të madhe?
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Mu'minun • Ajet 68 E ardhshme El-Mu'minun • Ajet 70