Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Mu'minun — Ajet 74 (Shqip) — Video

El-Mu'minun • Ajet 74 nga 118 • Shqip


وَإِنَّ الَّذِينَ لَا يُؤْمِنُونَ بِالْآخِرَةِ عَنِ الصِّرَاطِ لَنَاكِبُونَ 74
Përkthim:
E, ata që nuk besojnë jetën tjetër, shmangen nga rruga e drejtë. El-Mu'minun 23:74
Tefsiri:

Por, ata që nuk besojnë në Botën Tjetër, i shmangen Rrugës së Drejtë. -

Ata e kanë braktisur rrugën që të çon tek Zoti dhe në vendin e bujarisë dhe shpërblimit të Tij. Ata kanë veçse kotësira, që të largojnë nga rruga e Zotit, sepse janë të ndërtuara mbi paditurinë. I tillë është çdokush që kundërshton të vërtetën. Ai është i devijuar dhe i çoroditur në të gjitha çështjet e tij, siç thotë i Madhëruari: "E nëse ata nuk të përgjigjen, atëherë dije se ata thjesht ndjekin dëshirat e veta. E kush është më i humbur se ai që ndjek epshin e vet pa asnjë argument prej Allahut? S’ka dyshim se Allahu nuk i udhëzon njerëzit e padrejtë." [Kasas 50].
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Mu'minun • Ajet 73 E ardhshme El-Mu'minun • Ajet 75