Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Mu'minun — Ajet 8 (Shqip) — Video

El-Mu'minun • Ajet 8 nga 118 • Shqip


وَالَّذِينَ هُمْ لِأَمَانَاتِهِمْ وَعَهْدِهِمْ رَاعُونَ 8
Përkthim:
(Të shpëtuar janë) edhe ata, që i ruajnë amanetet dhe obligimet (e marra përsipër), El-Mu'minun 23:8
Tefsiri:

Edhe ata, të cilët janë besnikë ndaj amanetit, që u është besuar dhe ndaj premtimit të dhënë. -

Ata janë të kujdesshëm dhe të përkushtuar në ruajtjen dhe plotësimin e premtimeve. Këtu bëhet fjalë për të gjitha premtimet, dhënë Zotit dhe krijesave. Allahu i Madhëruar thotë: “Ne ua ofruam amanetin qiejve, tokës dhe maleve, por ato nuk deshën ta marrin përsipër, madje u frikësuan prej tij. Ndërsa njeriu e mori përsipër atë amanet... Pa dyshim, ai është i padrejtë e i paditur.” [Ahzab 72]. Çdo detyrë që Zoti i ka dhënë njeriut është një amanet, që duhet respektuar dhe përmbushur. Po kështu duhet vepruar edhe me amanetet ndërnjerëzore, si ato pasurore, sekretet e ndryshme etj. I Madhëruari thotë: “Allahu ju urdhëron që amanetet t’ua ktheni atyre që u përkasin dhe, kur të gjykoni midis njerëzve, të gjykoni me drejtësi. Vërtet, sa të mrekullueshëm janë urdhrat që ju jep Ai! Allahu dëgjon dhe sheh si veproni.” [Nisa 58]. Kështu duhet vepruar edhe me premtimet, qoftë ndaj Zotit, qoftë ndaj krijesave. Këto janë përgjegjësitë dhe marrëveshjet që njeriu ka marrë përsipër që t’i përmbushë, prandaj është detyrim përmbushja e tyre me besnikëri e korrektësi. Nga ana tjetër, është haram mospërfillja dhe ndryshimi i tyre. Cilësi tjetër e këtyre të shpëtuarve është:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Mu'minun • Ajet 7 E ardhshme El-Mu'minun • Ajet 9