Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Mu'minun — Ajet 85 (Shqip) — Video

El-Mu'minun • Ajet 85 nga 118 • Shqip


سَيَقُولُونَ لِلَّهِ ۚ قُلْ أَفَلَا تَذَكَّرُونَ 85
Përkthim:
Ata thonë: “Të Perëndisë!” E ti, thuaj: “Vallë, a nuk po meditoni ju?” El-Mu'minun 23:85
Tefsiri:

Ata do të thonë: “Të Allahut.”. Atëherë, thuaju: “Dhe megjithatë, nuk po mendoni?” -

Pse nuk e kujtoni këtë fakt, që Zoti jua përmend dhe që ju e pranoni në logjikën tuaj? Ndoshta ky fakt mund të flejë në mendjet tuaja, për shkak të largimit tuaj nga rruga e Zotit, por nëse ju i ktheheni kujtesës suaj dhe meditoni pak me kujdes, do të dëshmoni me bindje se Ai që i sundon dhe ka në pronësi gjithçka, pikërisht dhe vetëm Ai duhet të jetë i Adhuruari i vetëm në zemrat tuaja. Adhurimi i krijesave, që janë pronë e dikujt tjetër, është gjëja më e kotë dhe e pamend që mund të bëjë dikush. Pastaj Allahu i Madhëruar përmend diçka më të madhe se toka:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Mu'minun • Ajet 84 E ardhshme El-Mu'minun • Ajet 86