Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Mu'minun — Ajet 98 (Shqip) — Video

El-Mu'minun • Ajet 98 nga 118 • Shqip


وَأَعُوذُ بِكَ رَبِّ أَنْ يَحْضُرُونِ 98
Përkthim:
dhe te Ti mbështetem, o Zoti im (për mbrojtje), nga prezenca e tyre (djajve) pranë meje”. El-Mu'minun 23:98
Tefsiri:

Dhe mbështetem tek Ti, o Zoti im, që ata të mos më afrohen. -

Unë të kërkoj të më mbrosh nga ligësia e tyre e drejtpërdrejtë, fizike e mendore, por edhe nga e liga që vjen nga prania, vesveset dhe intrigat e tyre ndaj meje. Kjo është një dua e plotë, që të ruan nga të gjitha ligësitë, të mëdha e të vogla. Ajo të ruan nga të gjitha ngacmimet e shejtanit, nga prekja e tij, nga vesveset dhe intrigat e Tij. Nëse Allahu i përgjigjet kësaj lutjeje, atëherë njeriu do të jetë i ruajtur nga çdo e keqe dhe do të arijë çdo të mirë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Mu'minun • Ajet 97 E ardhshme El-Mu'minun • Ajet 99