Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Nur — Ajet 20 (Shqip) — Video

En-Nur • Ajet 20 nga 64 • Shqip


وَلَوْلَا فَضْلُ اللَّهِ عَلَيْكُمْ وَرَحْمَتُهُ وَأَنَّ اللَّهَ رَءُوفٌ رَحِيمٌ 20
Përkthim:
Dhe sikur të mos ishte mirësia e Perëndisë ndaj jush dhe mëshira e Tij, (dhe sikur të mos ishte) Perëndia i butë dhe mëshirues (do t’jua shpejgonte dënimin)... En-Nur 24:20
Tefsiri:

Dhe, sikur të mos ishin mirësia dhe mëshira e Allahut për ju,

(do t’ju kapte një dënim i madh)

. ... -

Prandaj ju mësoi ato ligje e porosi që nuk i dinit.

Por Allahu është shumë i Butë dhe Mëshirëplotë. -

Mirësitë e Allahut ju rrethojnë nga çdo anë. Ai ju mbulon vazhdimisht me mëshirën, butësinë si dhe përkujdesin e Tij. Pikërisht nga kjo mirësi e përkujdesje, që Ai ju mësoi këto ligje e dispozita dhe ju dhuroi këshilla të mrekullueshme dhe urtësi të vyera. Allahu është Mëshirëplotë dhe i Butë, prandaj edhe i afatizon jobesimtarët që kundërshtojnë fenë e ligjet e Tij. Mëshira dhe bamirësia janë atribute të Allahut dhe janë ato që ju sjellin mirësitë e dynjasë e të ahiretit, të cilat kurrë nuk mund t’i numëroni e t’i llogaritni. Pasi na ndaloi në mënyrë të veçantë nga ky lloj gjynahu e poshtërsie, Allahu i Madhëruar vijon të ndalojë nga gjynahet në përgjithësi, duke thënë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Nur • Ajet 19 E ardhshme En-Nur • Ajet 21