Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Nur — Ajet 29 (Shqip) — Video

En-Nur • Ajet 29 nga 64 • Shqip


لَيْسَ عَلَيْكُمْ جُنَاحٌ أَنْ تَدْخُلُوا بُيُوتًا غَيْرَ مَسْكُونَةٍ فِيهَا مَتَاعٌ لَكُمْ ۚ وَاللَّهُ يَعْلَمُ مَا تُبْدُونَ وَمَا تَكْتُمُونَ 29
Përkthim:
Nuk ka mëkat për ju nëse hyni (pa leje) në godinat e pabanuara, në të cilat gjenden gjërat tuaja. Perëndia di ç’tregoni ju haptazi e çka mëshihni. En-Nur 24:29
Tefsiri:

Nuk është gjynah për ju, nëse hyni në shtëpi të pabanuara, nëse keni ndonjë përfitim në to. -

Ky ajet tregon se hyrja në shtëpitë e banuara ndalohet, derisa të jepet leje për të hyrë nga banorët e shtëpisë. Edhe nëse është shtëpi e pabanuar dhe nuk ka ndonjë interes për të hyrë në to, nuk lejohet të hyhet. Ndërsa në rastin kur është shtëpi e pabanuar dhe njeriu kërkon diçka aty dhe përfiton nga hyrja në të, nuk ka gjynah nëse hyn. Vini re! Në fillim, Allahu thotë: “Mos hyni në shtëpi të huaja (veç shtëpive tuaja), ...” dhe ky është një gjykim gjithëpërfshirës që na ndalon nga hyrja në çdo shtëpi tjetër, veç shtëpive tona. Pastaj përjashtoi nga ky gjykim gjithëpërfshirës ato shtëpi që, vërtet nuk janë pronë e jona, por ato janë të pabanuara dhe hyrja në to na shërben për diçka. Në të tilla raste, Ai e lejoi hyrjen në to dhe përfitimin prej tyre.

Dhe Allahu e di atë që e shfaqni haptas dhe atë që e mbani të fshehtë. -

Ai i di mirë gjendjet tuaja të dukshme dhe të fshehura. Ai e di mirë atë që ju shërben juve dhe jua lejoi atë për të cilën keni nevojë, prandaj i vendosi këto ligje.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Nur • Ajet 28 E ardhshme En-Nur • Ajet 30