Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Nur — Ajet 3 (Shqip) — Video

En-Nur • Ajet 3 nga 64 • Shqip


الزَّانِي لَا يَنْكِحُ إِلَّا زَانِيَةً أَوْ مُشْرِكَةً وَالزَّانِيَةُ لَا يَنْكِحُهَا إِلَّا زَانٍ أَوْ مُشْرِكٌ ۚ وَحُرِّمَ ذَٰلِكَ عَلَى الْمُؤْمِنِينَ 3
Përkthim:
Kurvari mund të martohet vetëm me kurvën apo idhujtaren, kurse kurvën mund ta marrë për grua vetëm kurvari apo idhujtari, e kjo (kurvëria – martesa me kurvat), është e ndaluar për besimtarët. En-Nur 24:3
Tefsiri:

Laviri nuk mund të martohet veçse me një lavire ose idhujtare. Dhe me laviren nuk mund të martohet kush, veçse një lavir ose idhujtar. -

Ky ajet na tregon poshtërsinë e imoralitetit. Ajo është një vepër që e poshtëron vepruesin dhe atë që përzihet me të, më shumë se çdo lloj gjynahu tjetër. Kështu, imoralit mund t’i afrohet për grua veçse ndonjë imorale si ai, ose ndonjë idhujtare e mohuese e Zotit, që nuk beson në ringjallje e as në shpërblimin me drejtësi, dhe që nuk do t’ia dijë fare për ligjet e fenë e Zotit. Edhe për gruan imorale është e njëjta gjë.Ajo (imoraliteti ose martesa me ta)

është e ndaluar për besimtarët. -

Zoti ua ka bërë të ndaluar besimtarëve që të martohen me imorale ose me imoralë. Ajeti është shumë i qartë. Nëse dikush dëshiron të martohet me një imoral që nuk është penduar, atëherë të vetmet mundësi janë:

1 Ai është idhujtar ose mohues i Zotit, që nuk do t’ia dijë fare për rregullat dhe ligjet e Zotit, prandaj edhe martohet me imorale duke dashur të përmbushë veçse dëshirat e nefsit.

2 Ai është musliman, beson ligjet dhe dispozitat e Zotit, por gjithsesi martohet me një imorale, edhe pse e di që është e tillë. Atëherë, kjo lloj martese është njëlloj si zinaja, ndërsa ai që e bën atë është imoral dhe i përdalë. Nëse do të ishte besimtar i vërtetë në Allahun, nuk do të bënte këtë veprim, pra, të martohej me një imorale që nuk është penduar për imoralitetin.Ajeti është argument i qartë që tregon se martesa me imoralët është e ndaluar, derisa të ata pendohen (mashkull apo femër qoftë). Bashkimi në martesë me ta është shumë i dëmshëm dhe i dënueshëm, sepse lidhja bashkëshortore është nga lidhjet më të forta, për të cilën njeriu mban shumë përgjegjësi. Njeriu do të jetë me atë që e ka dashur dhe shoqëruar në dynja, siç thotë Zoti: "Kjo është dita e ndasisë, që ju e konsideruat gënjeshtër. Tubojini së bashku (në zjarr) ata që ishin keqbërës, (bashkëshortet dhe) shoqërinë e tyre dhe ata (idhujt) që i adhuruan përveç Allahut dhe shpjerini drejt rrugës së Xhahimit! Ndalini ata! Tani do të merren në përgjegjësi." Zoti e ndaloi një bashkim të tillë, sepse ka shumë të liga. Kjo lloj martese është shkatërruese e xhelozisë, sjell ngatërrim gjaku dhe përkatësish farefisnore, sepse fëmijët nuk kanë të sigurt atësinë. Gjithashtu, kjo lloj lidhjeje nuk e ruan nderin, sepse imoralët synojnë vetëm ngopjen e dëshirave dhe instikteve. Vetëm njëra prej këtyre ligësive do të mjaftonte që martesa me ta të ishte e ndaluar. Në këtë ajet tregohet se imorali nuk është besimtar me iman të plotë, sikurse ka thënë Profeti (a.s): "Kur vjedh hajduti, nuk është besimtar gjatë vjedhjes. Kur bëjnë imoralitet lavirët, nuk janë besimtarë gjatë imoralitetit." Këto vepra e cenojnë shumë imanin.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Nur • Ajet 2 E ardhshme En-Nur • Ajet 4