Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Nur — Ajet 38 (Shqip) — Video

En-Nur • Ajet 38 nga 64 • Shqip


لِيَجْزِيَهُمُ اللَّهُ أَحْسَنَ مَا عَمِلُوا وَيَزِيدَهُمْ مِنْ فَضْلِهِ ۗ وَاللَّهُ يَرْزُقُ مَنْ يَشَاءُ بِغَيْرِ حِسَابٍ 38
Përkthim:
(e lavdërojnë Perëndinë) që Perëndia t’i shpërblejë ata me dhuratat më të mira për atë që kanë punuar, e që t’jua shtojë atyre dhuntinë e Tij. E, Perëndia e furnizon kë të dojë, pa llogari. En-Nur 24:38
Tefsiri:
(Ata luten)

që Allahu t’i shpërblejë më së miri për veprat e tyre... -

Këtu bëhet fjalë për veprat e mira, pra, për adhurimet që të afrojnë me Zotin dhe e kënaqin Atë. Njeriu bën edhe gjëra të lejuara, siç janë premtimet e ndryshme në këtë botë, por ai do të shpërblehet veçse për ato që janë të mira, dhe të tilla janë ato që i janë dedikuar vetëm Zotit, për ta kënaqur Atë, dhe që janë kryer sipas porosive të Tij, sikurse thotë Zoti: "Allahu do t’ua falë më të keqen e atyre (gjynaheve) që bënë dhe do t’u japë shpërblimet më të mira për ato (vepra të mira)që bënë." [Zumer 35].

... dhe për t’ua shtuar të mirat prej

(bujarisë së)

Tij. -

Allahu do t’ua shtojë më shumë shpërblimin, në krahasim me atë që kanë bërë.

Allahu i dhuron pa masë atij që do. -

Ai i jep më shumë shpërblim sesa njeriu mund të arrijë përmes veprave të tij, madje shumë herë më tepër nga sa mund ta imagjinojë. Allahu i jep shpërblim pa masë, pra, ky është tregues se do të jetë më i madh sesa mendohet.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Nur • Ajet 37 E ardhshme En-Nur • Ajet 39