Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Nur — Ajet 42 (Shqip) — Video

En-Nur • Ajet 42 nga 64 • Shqip


وَلِلَّهِ مُلْكُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ ۖ وَإِلَى اللَّهِ الْمَصِيرُ 42
Përkthim:
Vetëm të Perëndisë janë pushteti i qiejve dhe i Tokës dhe tek Ai kthehet çdo gjë. En-Nur 24:42
Tefsiri:

Po. Vetëm Allahut i takon sundimi i qiejve dhe i Tokës... -

Ai është Krijuesi dhe Furnizuesi i Vetëm. Ai rregullon të gjitha çështjet në to. Allahu rregullon çdo çështje në këtë botë me ligjin e Tij të krijimit e të përcaktimit të çdo gjëje. Po kështu, rregullon çështjet e njerëzve me ligjin e Tij të Sheriatit, që ua ka bërë detyrë të jetojnë sipas tij. Ndërsa në ahiret mbi të gjitha do të zbatohet ligji i Tij i shpërblimit dhe ndëshkimit, për të cilin njoftoi botën përmes shpalljeve dhe profetëve. Prandaj edhe në fund u kujton njerëzve kthimin tek Ai:

... dhe te Allahu do të kthehen të gjithë. -

Tek Ai do të kthehen dhe grumbullohen të gjitha krijesat. Atë ditë, Allahu do t’i shpërblejë sipas veprave e pasimit të ligjit të Sheriatit të Tij.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Nur • Ajet 41 E ardhshme En-Nur • Ajet 43