Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Nur — Ajet 44 (Shqip) — Video

En-Nur • Ajet 44 nga 64 • Shqip


يُقَلِّبُ اللَّهُ اللَّيْلَ وَالنَّهَارَ ۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَعِبْرَةً لِأُولِي الْأَبْصَارِ 44
Përkthim:
Ai (Perëndia) e sjell ditën dhe natën (ndërrimin dhe zgjatjen e tyre). Me të vërtetë, në këtë – ka këshillë për ata që janë largpamës. En-Nur 24:44
Tefsiri:

Është Allahu Ai që bën ndërrimin e Natës dhe të Ditës. -

Zoti e ndërron natën e errët dhe të ftohtë me ditën e shndritshme e të ngrohtë, e pastaj e kundërta. Është Ai që i ndërron ditët mes njerëzve, herë duke ngritur disa e herë duke i ulur, herë me mirësi e herë me bela e sprova.

Në të gjitha këto ka fakte për ata që shohin qartë

(Shenjat e Allahut). - Ka mësime për ata që kanë vështrim të mprehtë për çështjet që kërkohen prej tyre. Ata dinë të depërtojnë dhe të kuptojnë hollësisht çështjet, ashtu siç sheh qartë syri gjërat e dukshme. Sytë e tyre shohin në krijimin madhështor të Zotit me një mënyrë që synon të mësojë e të kuptojë mirë se çfarë është synuar me krijimin e tyre dhe çfarë kërkon Zoti prej tyre. Ndërsa të shkujdesurit shohin në këto krijesa me një mënyrë të padobishme, ashtu si bagëtitë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Nur • Ajet 43 E ardhshme En-Nur • Ajet 45