Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Nur — Ajet 5 (Shqip) — Video

En-Nur • Ajet 5 nga 64 • Shqip


إِلَّا الَّذِينَ تَابُوا مِنْ بَعْدِ ذَٰلِكَ وَأَصْلَحُوا فَإِنَّ اللَّهَ غَفُورٌ رَحِيمٌ 5
Përkthim:
pos atyre, që pas kësaj pendohen dhe përmirëzohen. Me të vërtetë Perëndia është falës dhe mëshirues. En-Nur 24:5
Tefsiri:

Me përjashtim të atyre që më pas pendohen dhe përmirësohen. -

Pendimi në të tilla raste shfaqet duke folur të vërtetën dhe duke përgënjeshtruar shpifjet e veta. Ai detyrimisht duhet ta pranojë se ka shpifur. Përderisa nuk sjell katër dëshmitarë, ai duhet të përgënjeshtrojë veten para njerëzve, edhe nëse është i sigurt se ka ndodhur imoraliteti. Kështu, nëse shpifësi pendohet dhe rregullon punët e tij, duke zëvendësuar çdo punë të keqe me të mira, hiqet prej tij vula e “fiskut”, pra, vendimi për mospranimin e dëshmisë, dhe kështu atij i pranohet dëshmia, sipas mendimit më të saktë të dijetarëve.

Me të vërtetë, Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë. -

Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë, prandaj dhe i fal të gjitha gjynahet e atyre që pendohen.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Nur • Ajet 4 E ardhshme En-Nur • Ajet 6