Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Nur — Ajet 54 (Shqip) — Video

En-Nur • Ajet 54 nga 64 • Shqip


قُلْ أَطِيعُوا اللَّهَ وَأَطِيعُوا الرَّسُولَ ۖ فَإِنْ تَوَلَّوْا فَإِنَّمَا عَلَيْهِ مَا حُمِّلَ وَعَلَيْكُمْ مَا حُمِّلْتُمْ ۖ وَإِنْ تُطِيعُوهُ تَهْتَدُوا ۚ وَمَا عَلَى الرَّسُولِ إِلَّا الْبَلَاغُ الْمُبِينُ 54
Përkthim:
Thuaj: “Përuljuni Perëndisë dhe përuljuni Pejgamberit!” E, nëse shmangeni, vetëm (Muhammedi) është përgjegjës për atë që është i obliguar; e ju jeni përgjegjës për atë që jeni ngarkuar. E, nëse i përuleni atij, do të jeni në rrugën e drejtë; - e Pejgamberi vetëm është i detyruar që t’ju shpallë qartazi. En-Nur 24:54
Tefsiri:

Thuaj: “Bindjuni Allahut dhe bindjuni të dërguarit!” -

Në fakt, kjo është detyra e tyre, ndërsa detyra e Profetit (a.s) është që thjesht t’ju urdhërojë e t’ju ndalojë. Prandaj: “Bindjuni Allahut dhe bindjuni të Dërguarit!” Nëse bindeni dhe plotësoni urdhëresat, ky është fati juaj dhe fillimi i lumturisë suaj.

Por, nëse ju refuzojnë, atëherë ai

(i dërguari)

është përgjegjës vetëm për atë që është i ngarkuar dhe ju jeni përgjegjës për atë që ju është ngarkuar. -

Detyra e Profetit është kumtimi i qartë i Shpalljes dhe ai e plotësoi atë. Ndërsa pjesa juaj është: bindja dhe nënshtrimi sipas Shpalljes. Por tashmë duket qartë gjendja juaj. Tashmë doli qartë humbja dhe devijimi juaj, braktisja e rrugës së drejtë dhe merita e dënimit tuaj.

Nëse ju i bindeni atij, atëherë e keni gjetur të Vërtetën. -

Nëse i bindeni Profetit, atëherë do të gjeni plotësisht rrugën e drejtë në fjalët dhe veprat tuaja. Nuk ka asnjë mundësi që të gjeni udhëzimin e drejtë tjetërkund, përveçse nëpërmjet bindjes ndaj Allahut dhe Profetit. Pa bindje dhe nënshtrim është e pamundur që të udhëzoheni.

I dërguari ka për detyrë vetëm ta kumtojë qartë

(Mesazhin). - Ai ka si detyrë kumtimin e qartë, që nuk lë asnjë dyshim tek askush. Dhe, vërtet, Profeti (a.s) e bëri këtë. Ai e kumtoi qartësisht Shpalljen e Zotit. Por Ai që do t’ju llogarisë e shpërblejë për veprat tuaja, është veçse Allahu i Lartësuar. Profeti nuk ka asgjë në dorë në këtë drejtim, pavarësisht se detyrën e tij e kreu plotësisht.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Nur • Ajet 53 E ardhshme En-Nur • Ajet 55