Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Nur — Ajet 57 (Shqip) — Video

En-Nur • Ajet 57 nga 64 • Shqip


لَا تَحْسَبَنَّ الَّذِينَ كَفَرُوا مُعْجِزِينَ فِي الْأَرْضِ ۚ وَمَأْوَاهُمُ النَّارُ ۖ وَلَبِئْسَ الْمَصِيرُ 57
Përkthim:
Kurrsesi mos mendo, se mohuesit do ta bëjnë të pamundshëm (dënimin nga ana e Perëndisë) në Tokë! E, strehimi i tyre është zjarri, e sa vend kthimi i shëmtuar që është ai! En-Nur 24:57
Tefsiri:

Kurrsesi mos mendo ti se ata, që nuk besuan, do të shpëtojnë në këtë botë. -

Mos u mashtro nga kënaqësitë e shumta që ata përjetojnë në tokë në këtë botë. Edhe nëse Zoti i afatizon, dijeni mirë se nuk ka për t’i lënë në harresë e të shpëtojnë. I Lartësuari thotë: "Ne u japim të jetojnë pak (në këtë botë), e pastaj do t'i ndëshkojmë ata me një dënim të rëndë." [Lukman 24]. Ndërsa këtu thotë:

Vendi i tyre është zjarri. Eh sa përfundim i keq është ai! -

Sa përfundim i i keq është ai i mohuesve! Ai është një përfundim i dëshpëruar, me ndëshkim të përjetshëm.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Nur • Ajet 56 E ardhshme En-Nur • Ajet 58