Besimtarë
(të vërtetë)janë vetëm ata që besojnë në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij dhe, kur janë me të
(të dërguarin)për ndonjë çështje të përbashkët
(të rëndësishme), nuk largohen pa i kërkuar leje atij. -
Kjo është një porosi e mrekullueshme nga Zoti për mënyrën se si duhet të sillen besimtarët për të analizuar çështje të rëndësishme, kur interesi e kërkon një pjesëmarrje sa më të gjerë, si për shembull diskutimet për xhihadin. Në të tilla raste, besimtari duhet të respektojë interesin e përgjithshëm dhe të qëndrojë me durim në të tilla kuvende të gjera. Besimtarët e vërtetë në Allahun dhe Profetin, kurrë nuk u bëjnë bisht të tilla përgjegjësive për shkak të interesave personale, veçse kur e kanë të domosdoshme dhe pasi kanë marrë leje nga Profeti (a.s) ose nga ai që udhëheq të tilla kuvende, pas Profetit (a.s). Allahu i Lartësuar e ka konsideruar si një nga veprat treguese të imanit moslargimin pa kërkuar leje nga të tilla kuvende, madje i ka lavdëruar besimtarët që pajisen me këtë edukatë ndaj Profetit ose udhëheqësve të tyre. Ai thotë:S’ka dyshim se ata që kërkojnë leje nga ti, besojnë në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij. E kur të kërkojnë leje për ndonjë punë të tyre, lejo kë të duash, e kërkoji falje Allahut për ta! -Pra, a duhet që udhëheqësi t’u japë leje të largohen apo jo? Kjo është një pyetje, përgjigjja e së cilës vjen pozitive, por me dy kushte:Allahu është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë. -
Ai jua fali gjynahet e mangësitë dhe ju mëshiroi kur ju lejoi largimin me leje për shkaqe të pranueshme.