Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Furkan — Ajet 10 (Shqip) — Video

El-Furkan • Ajet 10 nga 77 • Shqip


تَبَارَكَ الَّذِي إِنْ شَاءَ جَعَلَ لَكَ خَيْرًا مِنْ ذَٰلِكَ جَنَّاتٍ تَجْرِي مِنْ تَحْتِهَا الْأَنْهَارُ وَيَجْعَلْ لَكَ قُصُورًا 10
Përkthim:
I lartësuar është Ai, i cili nëse don, do të japë më mirë nga ajo (që thanë), kopshte nëpër të cilat rrjedhin lumenjtë dhe do të bëjë për ty pallate. El-Furkan 25:10
Tefsiri:

I lartësuar qoftë Ai, i cili po të dëshironte mund të të jepte ty mirësi më të mëdha nga ç’thonë ata -

Ai mund të të japë edhe më mirë e më shumë mirësi sesa thonë ata. Pastaj e shtjelloi këtë duke thënë:

.... - kopshte në të cilat rrjedhin lumenj; Ai mund të të dhuronte edhe kështjella të shumta

(e madhështore). - Ai mund t’i bëjë edhe kështjella të larta dhe të stolisura. Pushteti i Allahut është shumë më i madh se këto mirësi, por kjo botë dhe gjithë stolitë e saj janë shumë të pavlera tek Zoti, prandaj Ai u jep profetëve dhe të dashurve të Tij aq sa Ai e gjykon të drejtë, me urtësinë e Tij. Kështu, kërkesa dhe pretendimi i të paditurve se Zoti duhet t’u japë profetëve pasuri të madhe është i padrejtë dhe një cenim i urtësisë së Zotit, në përcaktimet e Tij. Fjalët e tyre dihet që janë të kota dhe të padrejta dhe Allahu i Madhëruar na njofton se ato nuk thuhen me qëllimin për të gjetur të vërtetën, por thuhen nga inati, mendjemadhësia dhe kur janë padrejtësisht të nxitur nga urrejtja për të vërtetën. Kështu, ata shprehin atë mohim që fshihet në zemrat e tyre. Prandaj i Lartësuari thotë për ta, duke ua nxjerë në pah dhe haptaz atë që e fshehin në zemra dhe e shprehin me fjalë e kërkesa të pakuptimta dhe kontradiktore.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Furkan • Ajet 9 E ardhshme El-Furkan • Ajet 11