Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Furkan — Ajet 15 (Shqip) — Video

El-Furkan • Ajet 15 nga 77 • Shqip


قُلْ أَذَٰلِكَ خَيْرٌ أَمْ جَنَّةُ الْخُلْدِ الَّتِي وُعِدَ الْمُتَّقُونَ ۚ كَانَتْ لَهُمْ جَزَاءً وَمَصِيرًا 15
Përkthim:
Thuaj: “A është më i mirë ky (shkatërrim) apo xhenneti i përhershëm, i cili u është premtuar besimtarëve? Për ta, (xhenneti) është shpërblim dhe vend kthimi. El-Furkan 25:15
Tefsiri:

Thuaj: “A është më i mirë zjarri i xhehenemit apo Xheneti i përjetshëm, i cili u është premtuar si shpërblim të devotshmëve?!” -

Thuaju atyre, o Muhamed, duke u vënë në dukje zgjedhjen e tyre të keqe, kur preferuan të dëmshmen kundrejt të dobishmes: “Ai është më i mirë..." Pra, ky ndëshkim që u përshkrua është më i mirë apo Xheneti i përjetshëm, i cili u është premtuar si shpërblim të devotshmëve?! Furnizimi për rrugën drejt këtij vendi të mrekullueshëm është devotshmëria e frika nga Zoti. Ai që i ruhet zemërimit dhe ndëshkimit të Tij, duke zbatuar urdhëresat e qëndruar brenda kufijve të Tij, ai ka këtë premtim të mrekullueshëm.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Furkan • Ajet 14 E ardhshme El-Furkan • Ajet 16