Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Furkan — Ajet 23 (Shqip) — Video

El-Furkan • Ajet 23 nga 77 • Shqip


وَقَدِمْنَا إِلَىٰ مَا عَمِلُوا مِنْ عَمَلٍ فَجَعَلْنَاهُ هَبَاءً مَنْثُورًا 23
Përkthim:
Dhe, Ne – do t’i qasemi veprës që kanë punuar ata dhe do ta shndërrojmë atë në pluhur të shpërndarë. El-Furkan 25:23
Tefsiri:

E Ne do t'i kthehemi ndonjë vepre që ata e bënë

(në këtë botë)

dhe do ta bëjmë atë hi e pluhur. -

Për ndonjë vepër, që i ka munduar në këtë botë, e që ata shpresojnë se do t’u sjellë ndonjë të mirë, Allahu thotë: "... dhe do ta bëjmë atë hi e pluhur." Zoti do t’i zhvlerësojë e fshijë ato vepra, prandaj ata do të jenë të privuar nga shpërblimet. Ata madje do të ndëshkohen për ato punë të cilave u mungon kushti bazë, imani. Ato janë vepra të kryera nga mohuesit e Zotit dhe Profetit të Tij. Veprat që Zoti i pranon dhe i shpërblen janë ato që bëhen nga besimtari i sinqertë, që i beson profetët dhe i pason ata në shpalljet që sollën nga Zoti.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Furkan • Ajet 22 E ardhshme El-Furkan • Ajet 24