Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Furkan — Ajet 27 (Shqip) — Video

El-Furkan • Ajet 27 nga 77 • Shqip


وَيَوْمَ يَعَضُّ الظَّالِمُ عَلَىٰ يَدَيْهِ يَقُولُ يَا لَيْتَنِي اتَّخَذْتُ مَعَ الرَّسُولِ سَبِيلًا 27
Përkthim:
Dhe, atë Ditë zullumqari do t’i hajë gishtat e duarve të veta, e thotë: “Ah! Ta kisha marrë rrugën (e drejtë) me Pejgamberin! El-Furkan 25:27
Tefsiri:
Atë ditë, keqbërësi do të kafshojë duart e veta dhe do të thotë: “Oh, i mjeri unë! Sikur të kasha ndjekur udhën e drejtë së bashku me Profetin!” -

Për shkak të kufrit të tij, të shirkut dhe mohimit të profetëve, ai do të kafshojë duart nga dëshpërimi, trishtimi dhe keqardhja për humbjen e tij të pazëvendësueshme. Ai do të thotë: “Oh, i mjeri unë! Sikur të kisha ndjekur udhën e drejtë së bashku me Profetin! Ah, sikur të kisha besuar Profetin dhe të pasoja rrugën e tij!”
Shko te videoja e plotë e sures