Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Furkan — Ajet 30 (Shqip) — Video

El-Furkan • Ajet 30 nga 77 • Shqip


وَقَالَ الرَّسُولُ يَا رَبِّ إِنَّ قَوْمِي اتَّخَذُوا هَٰذَا الْقُرْآنَ مَهْجُورًا 30
Përkthim:
Dhe, Pejgamberi (Muhammed) tha: “O Zoti im! Me të vërtetë, populli im (po) e merr këtë Kur’an, si (diçka) të urrejtur”. El-Furkan 25:30
Tefsiri:

I Dërguari tha: “O Zot im! Vërtet, populli im e braktisi këtë Kur’an.” -

Profeti (a.s) i drejtohet Zotit të tij dhe i ankohet për mospërfilljen e popullit të tij dhe largimin e tyre nga Shpallja. Profeti, duke shprehur keqardhjen për popullin e tij, thotë: “O Zot im! Vërtet, populli im e braktisi këtë Kur’an.” Populli tek i cili më dërgove që të udhëzoheshin përmes Shpalljes e shpërfilli këtë Kur'an. Ata i kthyen shpinën dhe e braktisën Profetin. Ata e lanë pas shpine, ndërkohë që ishte detyrë për ta që t’i nënshtroheshin gjykimit të tij dhe të përkushtoheshin të jetonin sipas ligjeve të tij. Ata duhej të ecnin pas dritës së këtij libri. Por Allahu i Lavdëruar, duke e ngushëlluar Profetin e Tij, i tregon se kishte edhe popuj të tjerë që kishin vepruar njëlloj. Ai thotë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Furkan • Ajet 29 E ardhshme El-Furkan • Ajet 31