Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Furkan — Ajet 32 (Shqip) — Video

El-Furkan • Ajet 32 nga 77 • Shqip


وَقَالَ الَّذِينَ كَفَرُوا لَوْلَا نُزِّلَ عَلَيْهِ الْقُرْآنُ جُمْلَةً وَاحِدَةً ۚ كَذَٰلِكَ لِنُثَبِّتَ بِهِ فُؤَادَكَ ۖ وَرَتَّلْنَاهُ تَرْتِيلًا 32
Përkthim:
E, mohuesit thonë: “Përse Kur’ani nuk është shpallur në tërësi – përnjëherë!” Kështu, (ta kemi shpallur pjesë-pjesë), për ta forcuar ty – me te, zemrën tënde dhe ta kemi lexuar qartazi. El-Furkan 25:32
Tefsiri:
A

ta që nuk besojnë thonë: “Përse të mos i zbriste Kur'ani atij

(Muhamedit)

i gjithi përnjëherë?” -

Ky ishte një nga propozimet e mohuesve, të nxitura nga mendjet e tyre të mbrapshta. Ata thoshin: “Përse të mos i zbriste Kur'ani atij (Muhamedit)i gjithi përnjëherë?” Pra, ashtu siç zbritën librat para tij, edhe Kur'ani të zbritej njëherësh. Po, atyre u thuhet: Përse nuk duhet të zbriste pjesë-pjesë dhe kohë pas kohe?! Madje, zbritja e tij në këtë mënyrë është më e dobishme dhe më e mirë. Duke treguar këtë, Zoti thotë:

Ne e shpallëm ashtu

(pjesë-pjesë)

, në mënyrë që të forcojmë zemrën tënde nëpërmjet tij. -

Ja përse Zoti e shpall Kur’anin pjesë-pjesë e kohë pas kohe: që të përforconte me të zemrën tënde. Sa herë që Profetit (a.s.) i shpallej një pjesë Kur'ani, atij i shtohej qartësia dhe përforcohej në rrugën e Zotit. Ky përforcim ndihej edhe më shumë sidomos kur zbriste gjatë kohëve të vështira dhe ngjarjeve që provokonin shqetësime e vështirësi. Kur shpallej Kur'ani në kohë të vështirë, ai kishte shumë efekt në jetën e Profetit dhe të muslimanëve. Ai bëhej qetësim dhe përforcim për zemrat e tyre. Ky ndikim nuk do të ishte i tillë nëse Kur'ani do të zbriste njëherësh dhe të kujtohej në çastet kur nevojitej.

Ne ta sollëm atë ca nga ca, ajet pas ajeti. -

Ai ta mësoi Kur'anin gradualisht. Të gjitha këto tregojnë për kujdesin e madh të Allahut të Lartësuar për Librin e Tij, Kur'anin dhe për Profetin e Tij të dashur, Muhamedin a.s. Ky përkujdes duket në faktin që Allahu i Madhëruar e vendosi që ta shpallë Kur'anin në varësi të ngjarjeve e situatave në të cilat kalonte Profeti dhe në ndihmë të tij e të fesë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Furkan • Ajet 31 E ardhshme El-Furkan • Ajet 33