Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Furkan — Ajet 34 (Shqip) — Video

El-Furkan • Ajet 34 nga 77 • Shqip


الَّذِينَ يُحْشَرُونَ عَلَىٰ وُجُوهِهِمْ إِلَىٰ جَهَنَّمَ أُولَٰئِكَ شَرٌّ مَكَانًا وَأَضَلُّ سَبِيلًا 34
Përkthim:
Këta (mohues), të cilët do të zhvarriten me fytyrat e tyre kah skëterra, këta janë ata më të këqinjtë për nga pozita (e tyre) dhe më së largu prej rrugës së vërtetë. El-Furkan 25:34
Tefsiri:
Allahu i Lartësuar na njofton rreth gjendjes së idhujtarëve, të cilët mohuan Profetin. Gjendja dhe përfundimi i tyre do të jetë shumë e keqe.

Ata që do të tubohen me fytyrat e tyre përmbys në Xhehenem, ... -

Kjo është pamja më e tmerrshme dhe e shëmtuar. Është shumë e frikshme kur të shohësh melekët që t’i tërheqin zvarë për fytyre dhe t’i flakin në Xhehenem, ku janë mbledhur të gjitha llojet e dënimeve dhe vuajtjeve.

... pikërisht atyre u përket vendi më i keq, dhe mu ata janë më të humburit nga Rruga e Drejtë. -

Këta do të jenë në gjendje shumë të keqe, ndryshe nga ata të cilët besojnë Allahun dhe i pranojnë profetët e Tij. Ata kanë humbur rrugën, ndryshe nga besimtarët, të cilët do të jenë në një vend të mirë, ku do të qetësohen dhe kënaqen me shpërblimin e Zotit. Besimtarët e mirë udhëzohen në rrugën e drejtë në jetën e dynjasë, ndërsa në ahiret Zoti do t’i udhëzojë drejt Xhenetit të përjetësisë dhe mirësisë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Furkan • Ajet 33 E ardhshme El-Furkan • Ajet 35