Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Furkan — Ajet 40 (Shqip) — Video

El-Furkan • Ajet 40 nga 77 • Shqip


وَلَقَدْ أَتَوْا عَلَى الْقَرْيَةِ الَّتِي أُمْطِرَتْ مَطَرَ السَّوْءِ ۚ أَفَلَمْ يَكُونُوا يَرَوْنَهَا ۚ بَلْ كَانُوا لَا يَرْجُونَ نُشُورًا 40
Përkthim:
Dhe, ata në të vërtetë, kanë kaluar pranë vendbanimit, që është shkatërruar me shi të tmerrshëm, e vallë, a nuk e panë atë? Jo, ata nuk i frikohen ringjalljes. El-Furkan 25:40
Tefsiri:
Pjesë nga tefsiri i El-Furkan 25:35
Allahu i Madhëruar na sjell në kujtesë shkurtimisht këto histori, që i ka shtjelluar më gjerë në ajete të tjera. Ai i sjell këto ngjarje, që njerëzit të cilëve u drejtohet ky Kur'an të kenë kujdes dhe të ruhen që të mos kundërshtojnë profetët e tyre, sepse mbi ta do të zbresë dënimi që goditi edhe popujt e shkuar, që kanë qenë shumë pranë tyre. Në fakt, njerëzit i njohin këto histori, që janë të përhapura ndër ta. Ka popuj të shkatërruar, gërmadhat e të cilëve shihen ende me sy, siç është populli i Salihut në Hixhër, ose si ai vendbanim që u godit nga një shi gurësh të zjarrtë. Njerëzit kalojnë pranë këtyre vendbanimeve të dënuara nga Zoti mëngjes e mbrëmje, gjatë udhëtimeve të tyre. Kështu, mos mendoni se ata popuj që u shkatërruan ishin më të këqij se ju. Edhe profetët e dërguar ndër ta nuk janë më të mirë se Profeti që u dërgua ndër ju, siç thotë Zoti: "Vallë, jobesimtarët tuaj janë më të vlefshëm se ata që u përmendën, apo keni ndonjë premtim shpëtimi në librat e qiellit?" [Kamer 43]. Dijeni se ajo që i pengoi ata popuj nga besimi, edhe pse panë aq shumë shenja e mrekulli, ishte fakti se ata nuk shpresonin takimin me Allahun. Ata nuk e besonin ringjalljen dhe llogarinë pas vdekjes. Ata nuk i frikësoheshin zemërimit dhe ndëshkimit të Allahut të Madhëruar, prandaj dhe vazhduan në inatin dhe kokëfortësinë e tyre. Atyre u erdhën shenja dhe mrekulli, të cilat nuk linin asnjë dyshim e paqartësi rreth së vërtetës. Ato mrekulli e shenja duhet të sillnin siguri e qetësi tek njerëzit, por a përfitojnë të verbërit nga drita?!
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Furkan • Ajet 39 E ardhshme El-Furkan • Ajet 41