Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Furkan — Ajet 5 (Shqip) — Video

El-Furkan • Ajet 5 nga 77 • Shqip


وَقَالُوا أَسَاطِيرُ الْأَوَّلِينَ اكْتَتَبَهَا فَهِيَ تُمْلَىٰ عَلَيْهِ بُكْرَةً وَأَصِيلًا 5
Përkthim:
dhe thanë: “Këto janë përrallat e popujve të lashtë; të cilat i ka kopjuar, e i lexohen atij në mëngjes e mbrëmje. El-Furkan 25:5
Tefsiri:

Dhe ata thonë

(për Kur’anin)

: “Këto janë legjenda të popujve të lashtë, të cilat ai

(Muhamedi)

kërkoi që t’i shkruhen dhe i lexohen atij mëngjes e mbrëmje.” -

Të gjitha këto janë histori të të parëve dhe legjenda, që vërtiten në gojët e njerëzve dhe që ata i transmetojnë ndër njëri-tjetrin, ndërsa Muhamedi (a.s) i ka kopjuar ato dhe: "kërkoi të shkruhen dhe të cilat i lexohen atij mëngjes e mbrëmje”." Në këtë trillim të tyre ka disa krime shumë të mëdha.

1 Akuza ndaj Profetit, i cili ishte njeriu më bamirës dhe besnik dhe më i sinqertë, se ai ishte mashtrues dhe kishte guxuar të trillonte kundër Zotit.

2 Pretendimi i tyre se ky Kur'an, i cili është fjala më e madhe më e mrekullueshme dhe e vërtetë, është thjesht një gënjeshtër dhe trillim i mendjes njerëzore.

3 Sipas pretendimeve të mësipërme ose rrjedhojë logjike e tyre është se edhe ata e kanë plotësisht të mundur të sjellin një fjalë të ngjashme si ai Kur'an. Me fjalë të tjera, ata supozojnë se një krijesë e mangët dhe nevojtare në çdo aspekt mund të sjellë një fjalë të ngjashme me fjalën e Krijuesit, që është i Plotë dhe Absolut në çdo aspekt. Madje, sipas tyre, edhe një krijesë mund të ketë cilësitë e Tij.

4 Pretendimi i tyre se Profeti shkruante dhe lexonte, edhe pse e dinë shumë mirë se Profeti (a.s) nuk dinte shkrim dhe lexim dhe as nuk kërkoi nga kush që t’i mësonte Kur'anin.Prandaj Allahu i Lartësuar ua hedh poshtë këto pretendime, duke thënë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Furkan • Ajet 4 E ardhshme El-Furkan • Ajet 6