Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Furkan — Ajet 8 (Shqip) — Video

El-Furkan • Ajet 8 nga 77 • Shqip


أَوْ يُلْقَىٰ إِلَيْهِ كَنْزٌ أَوْ تَكُونُ لَهُ جَنَّةٌ يَأْكُلُ مِنْهَا ۚ وَقَالَ الظَّالِمُونَ إِنْ تَتَّبِعُونَ إِلَّا رَجُلًا مَسْحُورًا 8
Përkthim:
ose t’ju kishte zbritur një thesar, ose të kishte një kopsht, nga i cili të hante ai?” Dhe, mohuesit thanë: “Ju ndiqni vetëm një njeri të magjepsur!” El-Furkan 25:8
Tefsiri:

Ose, përse nuk i është zbritur një thesar... -

Përse të mos i jepej atij një thesar. Këtu thesari nënkupton pasurinë e mbledhur pa lodhje.

ose përse nuk ka një kopësht për t'u kënaqur me të?! -

T’i jepej ndonjë kopsht ose pronë, dhe kështu të mos kishte nevojë të ecte nëpër tregje për të kërkuar rrizkun? Por Allahu i Lartësuar i hedh poshtë të gjitha këto kërkesa dhe kushtëzime të padrejta dhe thotë:

Të ligjtë thonë: Ju, vërtet po pasoni një njeri të magjepsur. -

Pra, të tilla fjalë ata i thonë nga padrejtësia e tyre dhe jo se ishin të paqartë apo me qëllim për të gjetur të vërtetën dhe të drejtën. Ata trillojnë kur thonë se Muhamedi (a.s) ishte një njeri nën efektin e magjisë, edhe pse janë tërësisht të sigurt dhe të bindur për faktin se ai kishte logjikë të saktë, ishte fjalëmbël dhe i pastër nga të gjitha shpifjet dhe cilësitë e ulëta.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Furkan • Ajet 7 E ardhshme El-Furkan • Ajet 9