Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Esh-Shuara — Ajet 109 (Shqip) — Video

Esh-Shuara • Ajet 109 nga 227 • Shqip


وَمَا أَسْأَلُكُمْ عَلَيْهِ مِنْ أَجْرٍ ۖ إِنْ أَجْرِيَ إِلَّا عَلَىٰ رَبِّ الْعَالَمِينَ 109
Përkthim:
Për këtë, unë nuk kërkoj nga ju kurrfarë shpërblimi, mua do të më shpërblejë vetëm Zoti i gjithësisë, Esh-Shuara 26:109
Tefsiri:

Unë nuk kërkoj prej jush asnjë shpërblim për këtë. -

Nëse do t’ju kërkoja ndonjë taksë e shpërblim për veten time, kjo do të shërbente si shkak që të thoshit se po rëndoheni nga taksat.

Shpërblimi për mua është vetëm prej Zotit të Botëve. -

Me detyrën si profet, që sjell mesazhin e Zotit ndër ju, unë shpresoj që të afrohem tek Zoti i botëve dhe shpresoj në shpërblimin e madh të Tij. Ndërsa në lidhje me ju, ajo që kam është thjesht këshilla për të rregulluar gjendjen dhe lidhjet tuaja me Zotin. Unë dëshiroj për ju thjesht që të merrni rrugën e drejtë të Zotit tuaj.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Esh-Shuara • Ajet 108 E ardhshme Esh-Shuara • Ajet 110