Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Esh-Shuara — Ajet 114 (Shqip) — Video

Esh-Shuara • Ajet 114 nga 227 • Shqip


وَمَا أَنَا بِطَارِدِ الْمُؤْمِنِينَ 114
Përkthim:
e unë nuk do t’i dëbojë besimtarët, Esh-Shuara 26:114
Tefsiri:

Unë nuk kam për t’i përzënë kurrë ata që besojnë. -

Me sa duket ata mohues, - Allahu i shëmtoftë! - i kërkuan Nuhut që t’i dëbonte të varfërit dhe "njerëzit e rëndomtë", siç i quanin. Me mendjemadhësi e arrogancë, ia vunë si kusht për të pranuar besimin, që ai të largonte të varfërit, por Nuhu u tha: “Unë nuk kam për t’i përzënë kurrë besimtarët." Ata nuk meritojnë dëbimin dhe poshtërimin, por meritojnë nderimin dhe vlerësimin me fjalë dhe me vepra, ashtu siç thotë Zoti: "Kur të vijnë tek ti ata që i besojnë ajetet Tona, thuaju: “Selamun alejkum! Zoti juaj ia bëri detyrë Vetes së Vet mëshirën. Nëse ndonjëri prej jush bën ndonjë të keqe pa e ditur, e pastaj pendohet dhe përmirësohet, s’ka dyshim se Allahu është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë." [En'am 54].
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Esh-Shuara • Ajet 113 E ardhshme Esh-Shuara • Ajet 115