(Nuhu) tha: “O Zoti im, me të vërtetë, populli im më konsideron për gënjeshtar, Esh-Shuara 26:117 ⧉
Tefsiri:
“O Zoti im! Populli im më ka mohuar. Gjyko, atëherë, me drejtësinë Tënde ndërmjet meje dhe atyre dhe më shpëto mua dhe besimtarët që vijnë pas meje!” - Shkatërroji ata që i kanë kaluar kufijtë. Nuhu e dinte mirë se ishin ata mohues që i kishin kaluar kufijtë, prandaj dhe tha: “Gjyko me drejtësinë tënde ndërmjet meje dhe atyre dhe më shpëto mua dhe besimtarët që vijnë pas meje!”