Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Esh-Shuara — Ajet 136 (Shqip) — Video

Esh-Shuara • Ajet 136 nga 227 • Shqip


قَالُوا سَوَاءٌ عَلَيْنَا أَوَعَظْتَ أَمْ لَمْ تَكُنْ مِنَ الْوَاعِظِينَ 136
Përkthim:
Ata thanë: “Për ne, është njëlloj – na këshillove ti (neve), ose nuk na këshillove. Esh-Shuara 26:136
Tefsiri:

Ata thanë: “Për ne është njëlloj, na këshillon apo nuk na këshillon.” -

Këto ishin fjalët e mohuesve të së vërtetës dhe refuzuesve të profetëve: “Për ne është njëlloj, na këshillon apo jo.” Të dyja rastet për ta ishin tërësisht njëlloj. Kjo ishte një shprehje e arrogancës së tyre të madhe. Këshillat dhe porositë e Zotit janë të fuqishme dhe ndikuese të forta në zemër. Madje, edhe malet do të çaheshin nga frika për Zotin, me gjithë fortësinë dhe ngurtësinë e tyre. Ato këshilla prekin edhe shpirtrat e njerëzve të mençur. Por ngurtësia dhe injoranca e këtyre njerëzve kishte arritur në atë masë, saqë asgjë nuk u bënte efekt. Kështu ndodh me zemrat që janë të mbushura me padrejtësi dhe janë të zhytura në errësirë. Për to nuk ka shpresë për udhëzim.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Esh-Shuara • Ajet 135 E ardhshme Esh-Shuara • Ajet 137