Kështu, ata e mohuan atë
(Hudin)dhe Ne i shkatërruam ata. -
Kështu, mohimi i ftesës u bë një cilësi e tyre, që nuk ndryshonte për asnjë shkak, prandaj Allahu i Madhëruar i shkatërroi të gjithë sikurse thotë në ajetin tjetër: "Ndërsa Adi u shkatërrua me një stuhi të fuqishme e të zhurmshme, që Ai e lëshoi kundër tyre shtatë net e tetë ditë rresht. Sikur t’i shihje njerëzit që shembeshin përdhé, si të ishin trungje hurmash të zgavruara. A e gjen ndonjë që ka mbetur prej tyre? [Hakka 6 - 8]. Pastaj tha:Vërtet, këtu ka fakte... -
Këtu ka argumente që tregojnë për sinqeritetin dhe besnikërinë e Profetit (a.s) dhe për vërtetësinë e asaj që ai solli nga Zoti. Ato tregojnë, gjithashtu, për kotësinë e asaj që ndiqnin këta njerëz të humbur, të zhytur në shirkun, tiraninë dhe padrejtësinë e tyre....por shumica e tyre
(e njerëzve)nuk besojnë. -
Ata nuk besojnë, edhe pse faktet e kësaj të vërtete ishin të shumta.