Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Esh-Shuara — Ajet 154 (Shqip) — Video

Esh-Shuara • Ajet 154 nga 227 • Shqip


مَا أَنْتَ إِلَّا بَشَرٌ مِثْلُنَا فَأْتِ بِآيَةٍ إِنْ كُنْتَ مِنَ الصَّادِقِينَ 154
Përkthim:
ti je vetëm njeri – ashtu si ne, andaj na sjell një mrekulli, nëse thua të vërtetën!” Esh-Shuara 26:154
Tefsiri:

Ti je veçse një njeri sikurse edhe ne. -

Ti je veçse një njeri, sikurse edhe ne. Atëherë, çfarë ke ti më tepër, që të na ftosh të të pasojmë?

Sill një argument, nëse thua të vërtetën! -

Edhe pse gjendja dhe besnikëria e këtij profeti dhe ajo në të cilën ai i ftonte njerëzit ishte mëse e mjaftueshme për besuar në vërtetësinë e Shpalljes, atyre u dukej e pamjaftueshme. Për shkak të ngurtësisë së zemrave, ata kërkuan prova të tjera, sipas dëshirës së tyre. Zakonisht ata që kërkojnë të tilla prova nuk shpëtojnë, sepse ata i kërkojnë ato me qëllim për të mos besuar dhe të shtyrë nga urrejtja kundër të vërtetës.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Esh-Shuara • Ajet 153 E ardhshme Esh-Shuara • Ajet 155