Shkoni te Faraoni dhe i thoni: “Na jemi pejgamberët e Zotit të botërave, Esh-Shuara 26:16 ⧉
Tefsiri:
Prandaj, shkoni te Faraoni të dy dhe i thoni: “Ne jemi të dërguarit e Zotit të botëve. -
Na dërgoi tek ty, që të besosh në Të dhe të besosh tek ne si profetë të Tij. Na dërgoi që të nënshtrohesh për ta adhuruar Atë dhe të pranosh teuhidin e Tij.