Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Esh-Shuara — Ajet 189 (Shqip) — Video

Esh-Shuara • Ajet 189 nga 227 • Shqip


فَكَذَّبُوهُ فَأَخَذَهُمْ عَذَابُ يَوْمِ الظُّلَّةِ ۚ إِنَّهُ كَانَ عَذَابَ يَوْمٍ عَظِيمٍ 189
Përkthim:
Dhe, ata vazhduan ta përgënjeshtrojnë atë, e i goditi ata dënimi i resë (së tmerrshme), me të vërtetë, ky ishte dënimi i një Ditës së madhe. Esh-Shuara 26:189
Tefsiri:

Por ata e mohuan atë. -

Kështu, mohimi u bë refreni i tyre dhe refuzimi i së vërtetës u bë cilësi e tyre e pandashme, aq sa shenjat dhe argumentet nuk u sillnin më asnjë dobi. Për ta mbetej vetëm dënimi.

Atëherë, ata i goditi dënimi i Ditës së Hijes

(së reve plot ndëshkim). - Allahu i Lartësuar u solli një ré në qiell në ato ditë të nxehta dhe përvëluese, pikërisht kur ata po kërkonin një hije që të gjenin pak freski. Kështu, ata u mblodhën të gjithë nën atë hije, që nuk do të ishte aspak freskuese për ta. Pikërisht atje ku prisnin të gjenin freski, Zoti i përvëloi me një ndëshkim të dhembshëm, e kështu mbetën në të si kufoma të ftohta, duke i lënë shtëpitë e tyre të shkreta. Ashtu nisën rrugën drejt vendit të ndëshkimit dhe dëshpërimit të përjetshëm.

Vërtet, ai ishte dënimi i Ditës së Madhe. -

Ata të mjerë nuk mund të kthehen në këtë dynja, që të bëjnë punë të mira. Edhe ndëshkimi ku u zhytën kurrë nuk do t’u zbutet ndonjë çast dhe as nuk u jepet mundësia që të kthehen.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Esh-Shuara • Ajet 188 E ardhshme Esh-Shuara • Ajet 190