Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Esh-Shuara — Ajet 197 (Shqip) — Video

Esh-Shuara • Ajet 197 nga 227 • Shqip


أَوَلَمْ يَكُنْ لَهُمْ آيَةً أَنْ يَعْلَمَهُ عُلَمَاءُ بَنِي إِسْرَائِيلَ 197
Përkthim:
vallë, a nuk ka qenë dëshmi për ta (ajo) – atë që e kanë ditur dijetarët e bijve të Israelit? Esh-Shuara 26:197
Tefsiri:

A nuk ishte provë për ata

(për jobesimtarët mekas)

, se atë

(Kur'anin)

e dinin edhe dijetarët e bijve të Izraelit? -

A nuk u mjafton atyre si shenja dhe argument për të treguar saktësinë e kësaj shpalljeje dhe se është prej Zotit, fakti që: "...atë (Kur'anin) e dinin edhe dijetarët e bijve të Izraelit?" Ata ishin njerëzit më të ditur në atë kohë rreth këtyre çështjeve. Në çdo çështje që ka paqartësira e dyshime, njerëzit duhet të kthehen në njerëzit e specializuar në njohuritë përkatëse, dhe fjala e tyre merret për bazë. Kështu, edhe në kohën e Musait, magjistarët që ishin të specializuar në njohurinë e magjisë, dëshmuan se ajo që solli Musai nuk ishte magji, por mrekulli nga Zoti. Ata ishin ekspertë dhe dhanë atë dëshmi, që ishte e pranueshme, ndërsa fjalët e të tjerëve ishin të kota dhe nuk merreshin për bazë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Esh-Shuara • Ajet 196 E ardhshme Esh-Shuara • Ajet 198