Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Esh-Shuara — Ajet 208 (Shqip) — Video

Esh-Shuara • Ajet 208 nga 227 • Shqip


وَمَا أَهْلَكْنَا مِنْ قَرْيَةٍ إِلَّا لَهَا مُنْذِرُونَ 208
Përkthim:
E, Ne – nuk e kemi shkatërruar asnjë vendbanim e që të mos ketë pasur paralajmërues – Esh-Shuara 26:208
Tefsiri:

Ne kurrë nuk e kemi ndëshkuar ndonjë popull pa i dërguar më parë paralajmërues, që t'u kumtojnë të Vërtetën. -

Allahu i Lartësuar na njofton për drejtësinë e Tij të plotë, në lidhje me ndëshkimin e mohuesve. Ai asnjëherë nuk ka ndëshkuar ndonjë popull dhe ta shkatërrojë pa dërguar fillimisht ndër ta paralajmërues e qortues, që të mos kenë më asnjë justifikim në Ditën e Llogarisë. Ai u dërgoi atyre qortues me ajete të qarta, për t’i ftuar në udhën e drejtë dhe për t’i ndaluar ata nga poshtërsia e mosbesimi. Të dërguarit u kujtojnë njerëzve shpalljet dhe mesazhet e Zotit dhe i kujtojnë se është Zoti Ai që zbret mirësitë dhe ndëshkimet ndër njerëz, me bamirësinë dhe drejtësinë e Tij. Ai ka ligje dhe rregulla në zbritjen e ndëshkimit dhe shpërblimit, që nuk thyhen. Ai i dërgon profetët ndër popuj "... që t'u kumtojnë të Vërtetën." Të gjitha këto janë argumente, që ata të mos kenë asnjë arsyetim para Zotit.

Ne nuk bëjmë kurrë padrejtësi. -

Kurrë nuk do të ndëshkonim dikë pa i dërguar paralajmërues. Allahu nuk ndëshkon asnjë pa i tërhequr më parë vërejtjen, sikurse thuhet në këtë ajet: "(Ne dërguam) Profetë që të ishin përgëzues dhe paralajmërues, në mënyrë që njerëzit të mos kishin justifikim para Allahut, pas ardhjes së të dërguarve. Allahu është Ngadhënjimtar dhe i Urtë." [Nisa 165]. Pasi përmendi madhështinë dhe rëndësinë e madhe të Kur'anit, Allahu i Lartësuar vijon të tregojë se ky Libër është i pastër nga çdo e mangësi dhe është i ruajtur nga duart dhe ndërhyrjet e shejtanëve, qoftë gjatë kohës së shpalljes, qoftë pas shpalljes. Ai thotë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Esh-Shuara • Ajet 207 E ardhshme Esh-Shuara • Ajet 209