Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Esh-Shuara — Ajet 214 (Shqip) — Video

Esh-Shuara • Ajet 214 nga 227 • Shqip


وَأَنْذِرْ عَشِيرَتَكَ الْأَقْرَبِينَ 214
Përkthim:
Dhe, paralajmëroje farefisin tënd më të afërm, Esh-Shuara 26:214
Tefsiri:

Paralajmëroje farefisin tënd më të afërt! -

Ata të cilët janë njerëzit më të afërt meritojnë më së shumti bamirësinë tënde, qoftë me mirësitë e dynjasë, qoftë në lidhje me çështjet fetare. Kjo nuk do të thotë që të mos këshillosh dhe rregullosh njerëzit e tjerë, sepse Allahu ka urdhëruar për t’u bërë mirë të gjithë njerëzve, por Ai ka porositur në mënyrë të veçantë për farefisin e afërt. Profeti (a.s) e përmbushi këtë urdhër të Zotit dhe filloi të ftonte në Islam të gjitha fiset e e kurejshëve. Ai i paralajmëroi e këshilloi përgjithësisht dhe në mënyrë të veçantë. Ai u kujtoi detyrimet ndaj Zotit dhe u tërhoqi vërejtjen për ndëshkimin e Tij. Profeti nuk la asnjë mundësi për t’i ftuar në Islam, pa e plotësuar. Atëherë, besoi kush deshi dhe mohoi kush deshi.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Esh-Shuara • Ajet 213 E ardhshme Esh-Shuara • Ajet 215