Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Esh-Shuara — Ajet 218 (Shqip) — Video

Esh-Shuara • Ajet 218 nga 227 • Shqip


الَّذِي يَرَاكَ حِينَ تَقُومُ 218
Përkthim:
i cili të sheh kur ti rri në këmbë (në namaz) Esh-Shuara 26:218
Tefsiri:

Cili të sheh kur qëndron në këmbë

(për namaz)

dhe lëvizjet e tua në mesin e atyre që bien në sexhde. -

Allahu të sheh gjatë këtij adhurimi të mrekullueshëm. Ai të sheh kur je në këmbë dhe kur bie në ruku dhe në sexhde. Këta i përmendi në mënyrë të veçantë për vetë rëndësinë dhe vlerën e tyre të lartë. Kur kujton afërsinë e Zotit gjatë sexhdes, rukusë dhe qëndrimit në këmbë, sjell edhe më shumë përunjësi e frikërespekt. Këto veprime kryesore, që konsiderohen si shtylla të namazit, duhet të kompletohen dhe përkryhen. Kush përkryen namazin, ka për t’i përkryer edhe punët e tjera. Gjithashtu, me një namaz të përkryer, çdokush mund të kërkojë ndihmën më të mirë për çdo gjë tjetër.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Esh-Shuara • Ajet 217 E ardhshme Esh-Shuara • Ajet 219